Friday, May 26, 2017

Gjarpri

Gjarpri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t'iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t'iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.
Image result for gjarperinjteNga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni rrjet (gjarpri më i madh). Është i pa vërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpri më i madh është anakonda me 10m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.

Lëkura e gjarpërinjve është e përbërë nga tre shtresa: Epidermi (shtresa e jashtme), dermisi (shtresa qendrore) dhe subdermisi (shtresa e brendshme). Secila shtresë i ka funksionet e veta. Epidermi e mbron gjarprin nga ndikimet e jashtme, nga mikrobet e ndryshme. Në dermis gjenden të gjitha nervat, indet lidhëse, enët e gjakut dhe pigmentet (kromatoforet) e gjarprit. Pra në këtë shtresë gjarpri e ka shqisën e të prekurit dhe i ka pigmentet të cilat ia japin ngjyrën atij. Në subdermis gjenden yndyrat trupore në të cilën është e ruajtur energjia.

Ndërtimi i trupit

Eshtrat e gjarprit mund të ndahen ne tri grupe: Eshtrat e kokës(kafka), boshti kurrizor dhe brinjët. Kafka e gjarprit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizshme. Nofullat e gjarprit nuk janë si te njeriu të ngjitura, por, janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarprit ta hap gojën shumë. Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.
Meqënëse të gjitha eshtrat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të presë duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha eshtrat të bien në vend të vet.
Gjarpëri ka 200 deri në 435 unaza kurrizore. Këto unaza janë që të gjitha të ngjitura mes tyre me nyje. Edhe pse unazat veç e veç nuk janë në gjendje që të bëjnë një lëvizje përdredhëse, numri i madh i tyre e bënjë të mundur që ato kafshë të mund të përdridhen shumë (nëse një gjarpër ka 40 unaza ai mund që të bëjë një lëvizje 60 gradë). Secila unazë përveç unazës së qafës dhe bishtit kanë nga një çift brinjësh. Brinjët janë të lidhura me unaza me nyje dhe përfundojnë të ndara (nuk bashkohen me njëra tjetrën). Në bazë të këtyre nyjave gjarpëri mund ta zgjerojë trupin e vet më shumë.

No comments:

Post a Comment